Meta prezanton planin e LSI për përballimin e krizës
Kreu i LSI, Ilir Meta zhvilloi sot një vizitë në një prej biznesve fason, në Kombinat. Duke u ndeshur me shqetësimet e biznesit të fasonëve në këtë kohë krize, Meta prezantoi edhe planin e Levizjes Socialiste per Integrim për përballimin e efekteve të saj.
TIRANE- Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ndërsa vizitoi një prej biznesve fason në Kombinat të Tiranës, tha se forca që ai drejton ka një plan për të ndihmuar këto biznese që punësojnë 100 mijë gra dhe vajza shqiptare. Duke u ndeshur me shqetësimet e biznesit të fasonëve në këtë kohë krize, Meta prezantoi edhe planin e LSI-së për përballimin e efekteve të saj.
”Ne kemi një program të qartë, për t’i ndihmuar për të përballuar krizën në përgjithësi. Ky program ka të bëjë me subvencionimin 50 % të sigurimeve shoqërore, deri në fundin e vitit 2011, me përjashtimin nga Tatimi për fitimin për këto biznese deri në fundin e vitit 2010, njëkohësisht me subvencionimin 100 % të sigurimeve shoqërore për çdo vend të ri pune, që krijohet në të ardhmen. Përveç këtyre masave, ne kemi dhe një plan të qartë për përjashtimin e makinerive dhe pajisjeve për këto lloj biznesesh nga TVSH” deklaroi Meta.
(e.n/News24/BalkanWeb)