E Shtunë, 31 Tetor 2026

PR çel fushatën elektorale: Mbështetje Bashës

TIRANE- Partia Republikane çel zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e pushtetit vendor. Pikerisht ne diten e hapjes zyrtare te fushates, PR ka zhvilluar nje ceremoni ne pallatin e sportit Asllan Rusi, ku ka ofruar mbeshtetje te plote per Lulzim Bashen, kandidatin per kryetar bashkie te Tiranes, perfaqesues i koalicionit Aleanca për qytetarin.

Ne fjalen e mbajtur para simpatizanteve, Basha garantoi mbajtje te cdo premtimi te dhene per qytetaret. Nderkohe qe akuzoi rivalin per premtime te vjetra dhe asnje aletarnative per kryeqytetasit.

“Rama kërkon t`ia hedh fajin të tjerëve për premtimet e pambajtura. Unë do të mbajë çdo premtim që jap para jush. Për mua e para është Tirana, të parët jeni ju tha Basha.

Kreu i PR, Fatmir Mediu kritikoi opoziten per perpjekje kunder interesave te integrimit te vendit ne BE.  “Perpjekjet per te sabotuar levizjen e lire te shqiptareve jane akte te paprecedenta ne historine e ketyre 20 viteve”- ka thene ai. Sipas tij, levizja e lire dhe integrimi jane qellime te gjithe shqiptareve, pa dallim politik e qe duhet te tejkalojne cdo ambicje politike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›