E Shtunë, 31 Tetor 2026

PR prezanton kandidatin për deputet në Tiranë, Petrit Mancaku

TIRANË- Partia Republikane prezantoi kandidatin për deputet për Tiranën, Petrit Mancaku.

Gjatë një takimi me anëtarë dhe simpatizantë të Mini Bashkisë Nr. 5 në Tiranë, kreu i PR-së, Fatmir Mediu, tha se domosdoshmëri për të djathtën është ndërtimi i një marrëdhënie të drejtë me qytetarët, drejt Bashkimit Evropian, një marrëdhënie e drejtë e të gjitha partive të koalicionit.

PR, sipas tij, është një parti parlamentare falë votës së qytetarëve dhe nuk do të verë asnjëherë në diskutim përfaqësimin e saj parlementar. “Ka vetëm një rrugë koalicioni i së djathtës, ku çdo subjekt të jetë kontribues dhe një marrëdhënie interesi reciprok në shërbim jo thjesht të mandatit të maxhorancës, por fitores së shqiptarëve” tha Mediu.

Në takim strukturat lokale të PR-së shprehën gatishmërinë dhe angazhimin maksimal për të kontribuar në një mandat të tretë për mazhorancën, si partia e dytë e së djathtës.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›