E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wollfarth: Lirimi i anëtarit të LSI, të veprohet sipas Kushtetutës

TIRANE-Ambasadori i OSBE në vendin tonë, Eugen Wollfarth ka komentuar sot per mediat testimin e rëndësishëm në numërimin elektronik të votës që po bëhet në shkollën “Hasan Prishtina”, projekt pilot që pritet të zhvillohet në qarkun e Fierit për herë të parë. Wollfarth duke theksuar se është një përpjekje e KQZ për transparencë në ditën e 23 Qershorit.

Z Ambasador, si ju duket deri tani procesi i testimit?
Ky është testimi i parë publik është shumë i rëndësishëm për njerëzit publikun. Dhe në fakt kjo përzgjedhje dhe simulimi i anëtarve të KQZ, kjo tregon përpjekjen për një punë sa më të mirë në zgjedhjet e 23 Qershorit.
Përpjekja që po bëhet nga KQZ tregon se procesi do të jetë transparent dhe se kjo është përpjekje që të rritet transparenca.

A mendoni se do kalohet testi?
Le të shohim hap pas hapi. Testimi do vazhdojë dhe më pas gjatë gjithë ditës dhe kjo është në përgatitje solide e KQZ për të pasur zgjedhje sa më të mira.
Kam përshtypje të mirë për atë që po zhvillohet sot këtu dhe besoj se do rrisë besimin e publikut në këtë proces zgjedhor.
Shoh që po bëhet një punë e mirë dhe profesionale nga KQZ dhe të gjithë ata që janë të pranishëm këtu.

Riformatimi i KQZ? Propozimi i mazhorancës për zëvëndësimin e anëtarit të LSI, mendimi juaj?
Në fakt është e rëndësishme të ketë punë apolitike nga KQZ dhe kjo që po shoh këtu tregon se po bëhet punë e mirë dhe kjo është e rëndësishme. Kushtetuta përbën bazën dhe pastaj vijnë ligjet dhe cdo gjë duhet bërë në bazë të kushtetutës dhe ligjeve dhe pastaj cdo gjë bëhet më e lehtë.
Por, është e rëndësishme që për zgjedhjet që do zhvillohen të mbahet mend sovraniteti dhe njerëzit janë ata që vendosin për votën.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›