E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbërrin moti i ngrohtë, shqiptarët fundjavë në parqe dhe bregdet

plazh-vloreTiranë- Pas temperaturave të ulëta të dimrit e shirave të rrëmbyer të fillim pranverës qytetarët shqiptarë më në fund po shijojnë mot me diell e temperatura mbi 20 gradë Celcius.

Dhjetra e qindra persona kanë zgjedhur që këtë fundjavë t’a kalojnë në natyrë, ku më të preferuarat lulishtet, parqet dhe brgu i detit.

Në këtë të shtunë të mesit të muajit prill, kryeqytetasit kanë zgjedhur kodrat e liqenit artificial në Tiranë për të shëtitur me familjarët, miqtë apo edhe me kafshët e tyre shtëpiake.

Kjo fundjavë na rezervon temperaturat perfekte qoftë për të punuar plot energji, edhe për t`u argëtuar me miqtë dhe të afërmit. Ndërkohë bregdeti i Vlorës dhe ai i Durrësit gëlon nga njerëz që kalojnë disa orë të këndshme nën shoqerinë e njëri-tjetrit apo në një drekë relaksuese.

Entuziazmi nuk ka munguar as në botën virtuale dhe në rrjetet sociale, aty ku në këtë mëngjes kanë dominuar statuset dhe fotografitë plot gjallëri dhe ngjyra ku urohej ardhja e vonuar e pranverës.

Parashikuesit e motit njoftojnë për temperatura të qëndrushme në të gjithë vendin, të cilat sot janë si më poshtë: Tiranë 12-24, Shkodër 10-21, Pukë 8-18, Kukës 8-20, Lezhë 12-23, Dibër 8-19, Durrës 11-23, Elbasan 11-25, Berat 10-26, Fier 12-24, Vlorë 12-25, Korçë 5-18, Gjirokastër 7-19 dhe Sarandë 11-23.

Delinda Muçollari/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›