Topi në Shijak: FRD, pjesë e qeverisjes
Kryetari i Partisë Fryma e Re demokratike, Bamir Topi ka hapur derën e bashkëpunimit paszgjedhor me partitë e mëdha të cilat mund të fitojnë të drejtën e formimit të qeverisë.
Gjatë një takimi elektoral në Shijak, Topi ka shprehur bindjen se FRD, jo vetëm do të jetë pjesë e parlamentit të ardhshëm, por ka shtuar se pse jo do të jetë edhe pjesë e qeverisjes.
Për këtë, Topi ka kërkuar pjesëmarrje massive në votime dhe votë për FRD-në.
Gjatë takimit në Shijak, Topi u kërkoi banorëve të dënojnë me votë partitë që i kanë lënë në harresë dhe të votojnë për një parlament përfaqësues dhe me vlera