E Hënë, 2 Nëntor 2026

PRAGË – SPD e ekstremit të djathtë kërkon të jetë pjesë e qeverisjes së re

PRAGË, 6 tetor /ATSH-AFP/ – Partia çeke e ekstremit të djathtë, SPD njoftoi se dëshiron të jetë pjesë e një koalicioni të ardhshëm qeveritar të udhëhequr nga miliarderi Andrej Babis, partia e të cilit fitoi zgjedhjet parlamentare çeke këtë fundjavë.

Këto deklarata vijnë pasi Babis ka shprehur dëshirën për të formuar një ekip vetëm nga partia e tij ”Ano” dhe me mbështetjen e aleatëve të tij.

”Ano” fitoi 34,5% të votave dhe 80 vende në parlamentin prej 200 anëtarësh të vendit me 10,9 milionë banorë, anëtar i Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

SPD fitoi 15 vende.

“Ne duam të jemi pjesë e qeverisë së re”, deklaroi kreu i SPD-së, Tomio Okamura pas bisedimeve me presidentin Petr Pavel, i cili është përgjegjës për emërimin e kryeministrit të ardhshëm çek.

“Duke pasur parasysh realitetin e parlamentit të zgjedhur, ne shpresojmë për një pozicion qeveritar. Dy në rastin më të mirë… ndoshta edhe tre”, shtoi ai.

Partia e së djathtës “Zëri i motoristëve”, një tjetër aleate e mundshme i Babis, e cila fitoi 13 vende, njoftoi gjithashtu qëllimin e saj për të hyrë në qeveri.

SPD po bën thirrje për një referendum mbi anëtarësimin në Bashkimin Evropian, të cilin Babis e ka përjashtuar si mundësi./   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›