PRAGË – Stoltenberg nxit aleatët të angazhohen për ndihmën afatgjatë të Ukrainës

PRAGË, 30 maj /ATSH-DPA/- Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u ka kërkuar vendeve anëtare të aleancës të marrin angazhime më të gjata ndaj Ukrainës, duke garantuar të paktën të ruajnë – nëse jo të rrisin – nivelin e tyre aktual të mbështetjes për vitet e ardhshme.
Stoltenberg ka vendosur vlerën totale të ndihmës së aleatëve gjatë dy viteve të fundit në 80 miliardë euro (87 miliardë dollarë), një mesatare prej 40 miliardë euro në vit.
Në pranverë, Stoltenberg propozoi që aleatët të siguronin 100 miliardë euro gjatë pesë viteve të ardhshme – ekuivalente me 20 miliardë euro në vit – nëpërmjet NATO-s.
Ndihma nga vendet e NATO-s deri më tani është koordinuar jashtë strukturave të NATO-s. //a.i/