E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PER PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË MALIT TË ZI, PËR HAPJEN E PIKËS SË PËRBASHKËT KUFITARE MURIQAN-SUKOBIN, NDËRMJET REPUBLI

                                                                                         VENDIM                                            
                                                                              

                                                  Për

 
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË MALIT TË ZI, PËR HAPJEN E PIKËS SË PËRBASHKËT KUFITARE MURIQAN-SUKOBIN, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE REPUBLIKËS SË MALIT TË ZI, NË MURIQAN”

 

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Malit të Zi, për hapjen e pikës së përbashkët kufitare Muriqan-Sukobin, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Malit të Zi, në Muriqan”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
SALI  BERISHA

 

 

 
P R O J E K T L I GJ

 PËR

 

RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË MALIT TË ZI, PËR HAPJEN E PIKËS SË PËRBASHKËT KUFITARE MURIQAN-SUKOBIN, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE REPUBLIKËS SË MALIT TË ZI, NË MURIQAN

 

Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, 83, pika 1, dhe  121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

 

V E N D O S I:

 

Neni 1

Ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Malit të Zi, për hapjen e pikës së përbashkët kufitare Muriqan-Sukobin, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Malit të Zi, në Muriqan.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 
K R Y E T A R I

JOZEFINA TOPALLI

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›