E Shtunë, 31 Tetor 2026

PROJEKT-VENDIM

PROJEKT-VENDIM

Nr., datë

PËR NGRITJEN E KOMISIONIT HETIMOR TË KUVENDIT PËR TRANSPARENCËN E ZGJEDHJEVE TË PËRGJITHSHME, TË MBAJTURA MË 28 QERSHOR 2009.

Në mbështetje të neneve 77 dhe 78 të Kushtetutës, si dhe të pikës 8 dhe 9 të ligjit nr.8891, datë 2.5.2002 Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit si dhe të nenit 25 të Rregullores së Kuvendit,

K U V E N D I

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

V E N D O S I:

I. Ngrihet Komisioni Hetimor i Kuvendit për shqyrtimin e kërkesës të një grupi deputetësh për të realizuar transparencën e plotë të procesit të zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura më 28 qershor 2009.

II. Objekti i punes të komisionit hetimor

a. hetimi i akuzave dhe dyshimeve publike të bazuara të ngritura nga partitë politike, si dhe vëzhguesit vendas e ndërkombëtarë për zbatimin e legjislacionit në lidhje me procesin zgjedhor

b. hetimi i dyshimeve dhe akuzave të bazuara të ngritura nga partitë politike, si dhe vëzhguesit vendas e ndërkombëtarë për proces të parregullt votimi në qendrat e votimit;

c. hetimin e veprimtarisë të administratës së KQZ-së në lidhje me përdorimin e teknologjisë mbështetëse të monitorimit në procesin e numërimit të votave;

ç. hetimin e akuzave publike të bazuar për përdorim të mjeteve publike, si dhe të administratës në favor të subjekteve të caktuara zgjedhore;

d. hetimin e akuzave të bazuara për presione të ushtruara për largim, transferim apo ulje në detyrë të punonjësve në administratën qendrore, lokale apo të çdo enti publik për shkaqe që lidhen me fushatën, të kryera gjatë periudhës 29 maj - 28 qershor 2009 si dhe periudhën vijuesepas saj;

dh. hetimin e rasteve të dhënies në kundërshtim me ligjin të lejeve të përkohshme për personat e dënuar apo duke vuajtur masën e sigurisë arrest me burg, nga administrata e burgjeve gjatë periudhës 29 maj - 28 qershor 2009.

e. çdo shkelje tjetër që lidhet me procesin zgjedhor që do të rezultojë gjatë hetimit.

III. Komisioni ka të drejtë të hetojë dhe të bëjë transparencë të plotë për çdo çështje, përveç çështjeve për të cilat ka vendime të gjykatave të vendit, janë në shqyrtim gjyqësor apo për të cilat është regjistruar kallëzim penal në Prokurori. Objekti i hetimit duhet të jetë i argumentuar dhe duhet të përmbajë fakte ose kompleks faktesh të cilat tregojnë qartë se për çfarë po hetohet.

IV. komisioni hetimor, i ngritur sipas këtij vendimi, bashkë me raportin përfundimtar i paraqet Kuvendit në Seancë Plernare rekomandime në lidhje me nxjerrjen e përgjegjësive institucionale, ndryshime apo miratime ligjesh me qëllim ndalimin përfundimtar të fenomeneve negative për shoqërinë e shtetin dhe sipas rastit, njoftimin e prokurorisë për marrjen e masave të mëtejshme ligjore.

V. Komisioni hetimor parlamentar përbëhet nga 15 deputetë. Kryetari i përket Partisë Socialsite. Komsiioni përbëhet si më poshtë:

1. kryetar PS

2.

3.

4.

5.

6.

7.

8. Ilir Rusmali PD

9. Eduard Halimi

10. Enkelejd Alibeaj

11. Aldo Bumçi

12. Arenca Trashani

13. Viktor Gumi

14. Edi Paloka

15. Nasip Naço. LSI

VI. Komisioni e usht

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›