Kryetarja e Kuvendit: Ofrojmë transparencë të plotë në respekt të Kushtetutës. Shqiptarët duan heqjen e vizave.
Nuk kam ndërhyrë pas fjalës së asnjërit prej parafolësve se nuk ishin fjalët e tyre. Ju thatë që nuk e pisnit këtë seancë. As unë. As nuk e prisja as nuk e doja, as nuk e dëshiroja. Nuk mund ta imagjinoja kurrë që një seancë plenare të kthehej në një gjyq special të komisionerëve socialistë dhe jo të dy vetëve, jo të 20 vetëve, por të 20 mijë vetëve. Nuk mund ta mendoj kurrë që pas 9 muajsh të mos keni një fakt, një provë asnjëri prej jush. Duhet të mos jesh fare parti që të mos gjesh një emër komioneri që ju e quani të korruptuar. Tha zonja parafolëse se, kur era i bie te balli, te faqja dhe kur loti i derdhet te goja për shkak të korrupsionit, tha ata shiten dhe blihen.
Zonjë, ti snjeh se çfarë është partia. Çdokush mund të shitet dhe blihet por kurrë militantët. Kurrë militantë e partisë nuk shiten dhe nuk blihen. Dhe është shumë e rëndë ajo që ke thënë ti sot. Jashtëzakonisht e rëndë. Por duhet të fillosh ta duash militantin e ta respektosh partinë.
Parafolësi tjetër tha që do ti përmbysim këto vlera. Zoti Gjoni, njëzet vjet më parë kemi përmbysur babain tuaj por unë nuk kam asnjë urrejtje për ty. Por ti nuk mund të përmbysësh vlerat e NATO-s zoti Gjoni as nuk mund të përmbysësh ato vlera që ne arritëm me 28 qershor. E di pse jeni kaq të frustuar që të gjithë, nuk ju besohet që me 28 qershor ju mund të humbisnit dhe e dini pse?
Se jeni mësuar gjithmonë sikur pushteti është vetëm për ju. Duhet tua thoni shqiptarëve të vërtetën sepse keni 24 orë që gënjeni. Pse ju them që gënjeni, sepse kur më sollët dy kërkesat k ishit 7 muaj që thoni duam komision hetimor dhe, ky është i bazuar në kuadrin ligjor.
Ditën që sollët kërkesën për komisionin hetomor thatë jo, nuk ka ligj. Hajde të ndryshojmë pak ligjin. Gënjyet kur thoni se duam transparencë të plotë. Të paktën 70 herë Sali Berisha mbrëmë në 7 orë ju ka ofruar transparencë të plotë sipas ligjit dhe kuadrit ligjor. Ju gënjeni përsëri për kutitë. Jo more zotërinj as nuk doni kutitë, as nuk doni hetimin, as nuk doni transparencën. Ju doni vetëm të transmetoni krizën e Edi Ramës, krizën e PS-së brenda këtij institucioni. Në çfarë momenti? Në momentin më delikat, në momentin më të rëndësishëm për Shqipërinë. Po ne jemi një popull që 100 vjet kemi qenë të izoluar.
Po ne vërtetë kemi pasaporta diplomatike por shqiptarët e tjerë mezi që presin 1 korrikun. Po ju e dini mirë se çfarë do të thotë të dëmtosh procesin e liberalizimit të vizave. Po ku shkon përgjegjësia juaj si deputëtë të socialistëve?
Cili prej socialistëve nuk do avancimin e mëtejshëm të progresit drejt BE-së. Po sa është kostoja e dëmtimit të procesit të liberalizimit të vizave? Zoti Gjoni, ka ikur koha e përmbysjeve. Janë përmbysur 20 vjet përpara, harroje ti se përmbys një vend që është anëtar i NATO-s. Harroje! Mund ta dëshirosh ndoshta si babai yt, harroje se mund ta përmbysësh. Ne jemi këtu me përgjegjësinë e thellë që ky Parlament të funksionojë me maxhorancë dhe opozitë. Doni hetim të plotë sipas ligjit? E keni të shkruar, e keni përpara. Doni transparencë të plotë sipas kuadrit ligjor e keni në projektvendim aty, përpara secilës prej tavolinave.
Por po tju pyes unë ju se a e keni lexuar se cili është ky projektvendim, asnjëri prej jush nuk e ka lexuar sepse ju nuk doni ta votoni ngritjen e komisiont hetimor, as nuk doni hapjen e kutive, as nuk doni transparencën e plotë, se nuk e do as kryetari juaj. Nuk janë zgjedhjet e manipuluara kur humbet.
Zoti Ruka, thatë që ky Parlament është i korruptuar. Gabohemi rëndë. 28 qershor ishin zgjedhjet jo të çertifikuara nga ne, por nga 510 vëzhgues ndërkombëtarë dhe thamë se këto ishin zgjedhjet më të mira që plotësuan kriteret kryesore të OSBE-ODIHR-it. Gënjeni zoti Ruka kur thoni se janë manipuluar zgjedhjet me 28 qershor. Ju sulmoni OSBE-në dhe ODIHR-in, ju sulmoni Këshillin e Europës. Këto ishin zgjedhjet më mira, por ju nuk pranoni se keni humbur. I them këtyre deputetëve të rinj, por edhe kolegëve të mi të vjetër. Keni qenë ministra dhe kryeministra, pas eksperiencës që keni qenë në opozitë, pastaj në pushtet, pastaj përsëri në opozitë, njëri prej tyrë më tha se ne jemi kthyer në gardian të sistemit. Bëjeni zotërinj, kthehuni në gardian të sistemit. Mos pranoni që të shkatërrohet sistemi. Mos e pranoni! Keni qenë ministra edhe kryeministra.