E Shtunë, 31 Tetor 2026

PROJEKTLIGJ “PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7796, DATË 17.2.1994, “MINERAR I SHQIPËRIS˔, TË NDRYSHUAR

P R O J E K T L I GJ

 PËR 

DISA SHTESA DHE  NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7796, DATË 17.2.1994, “MINERAR I SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR”

Në mbështetje të neneve 81 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I :


Në ligjin nr.7796, datë 17.2.1994, “Minerar i Shqipërisë”, të ndryshuar, të bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1

Kudo në ligj emërtimi “Drejtoria e Përgjithshme e Minierave” zëvendësohet me “Struktura përgjegjëse për industrinë minerare.”.

Neni 2

 Në fund të nenit 3, shtohet një paragraf me këtë përmbajtje:

““Monitorim pastminerar” nënkupton, një proces vëzhgimi dhe kontrolli të ndryshimit të parametrave fiziografikë, kimikë, gjeoteknikë, si dhe vlerësimi i efekteve të mundshme të shfrytëzimit minerar, pas mbylljes ose braktisjes së një miniere”.

Neni 3

Neni 20 ndryshohet si më poshtë vijon:

“Neni 20

Veprimtaria minerare, në tërësi, që lidhet me projektimin, vlerësimin, konsulencën, monitorimin dhe drejtimin teknik të shoqërive kryhet nga specialistë të pajisur me leje nga Instituti i Teknologjisë Nxjerrëse dhe Përpunuese të Mineraleve (ITNPM), sipas kritereve të miratuara nga Këshilli i Ministrave.”.

Neni 4

Shkronja “b”, e nenit 25, shfuqizohet.

Neni 5

Neni 30 ndryshohet si më poshtë vijon:

“Neni 30

Pas kërkesës së personit juridik, ministri e pajis këtë person me leje zbulimi, forma e së cilës përcaktohet me rregullore, të miratuar nga ministri.”

Neni 6

 Shkronja “c”, e nenit 31, shfuqizohet.

 Neni 7

Paragrafi i parë, i nenit 63, ndryshohet si më poshtë vijon:

“Pas kërkesës së personit juridik, ministri e pajis këtë person me leje “Kërkim-Zbulimi”, të grupit të 4-t të mineraleve, forma e së cilës përcaktohet me rregullore, të miratuar nga ministri.”.

Neni 8

Shkronja “b”, e nenit 64, shfuqizohet.

Neni 9

Në nenin 99, pas shkronjës “b” shtohet shkronja “c”, me këtë përmbajtje:

“c. Zonat minerare, veprimtaria minerare e të cilave vlerësohet e  përfunduar apo e braktisur, kalojnë në procesin e monitorimit pasminerar. Mënyra dhe kriteret e përcaktimit për realizimin e këtij procesi përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.”.

Neni 10

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E T A R I

JOZEFINA TOPALLI

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›