VENDIM PER PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.7975, DATË 26.7.1995, “PËR BARNAT NARKOTIKE DHE LËNDËT PSIKOTROPE””
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.7975, DATË 26.7.1995, “PËR BARNAT NARKOTIKE DHE LËNDËT PSIKOTROPE””
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për një shtesë në ligjin nr.7975, datë 26.7.1995, “Për barnat narkotike dhe lëndët psikotrope””, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
P R O J E K T L I GJ
PËR
NJË SHTESË NË LIGJIN NR.7975, DATË 26.7.1995, “PËR BARNAT NARKOTIKE DHE LËNDËT PSIKOTROPE”
Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 2, dhe 83, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Neni 1
Pas nenit 10, të ligjit nr.7975, datë 26.7.1995, “Për barnat narkotike dhe lëndët psikotrope”, shtohet neni 10/1 me këtë përmbajtje:
“Neni 10/1
1. Kryetari i njësisë bazë të qeverisjes vendore, specialistët e policisë së rendit dhe të policisë kriminale në zonë, brenda juridiksionit të tyre administrativ, në bashkëpunim edhe me strukturën përkatëse të luftës kundër drogës, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut, të organizojnë punën për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, zbulimin e sipërfaqeve të kultivuara e identifikimit të personave përgjegjës.
2. Kryetari i njësisë bazë të qeverisjes vendore, specialistët e policisë së rendit dhe të policisë kriminale në zonë, për çdo rast të vërejtjes apo marrjes dijeni për kultivim të bimëve narkotike në zonën që mbulojnë, janë të detyruar të raportojnë, menjëherë, me shkrim në strukturën përkatëse të luftës kundër drogës, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut.
3. Kur personat e mësipërm, veprojnë në kundërshtim me pikat 1 e 2 të këtij nenit, sipas rastit, janë subjekte të veprave penale të parashikuara nga nenet 248, 300 dhe 301, të Kodit Penal.”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
JOZEFINA TOPALLI