PROJEKTLIGJ PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9975, DATË 28.7.2008, “PËR TAKSAT KOMBËTARE”
P R O J E K T L I GJ
PËR
DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9975, DATË 28.7.2008, “PËR TAKSAT KOMBËTARE”
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I :
Në ligjin nr.9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, bëhen këto ndryshime:
Neni 1Pika 2, e shtojcës nr.3, “Taksa e akteve dhe pullës”, e përmendur në pikën 5, të nenit 4, shfuqizohet.
Neni 2
Fjalia e fundit, të pikës 2, të nenit 4, “Niveli i taksave”, shfuqizohet.
Neni 3
Në nenin 11, “Tarifat e shërbimit”, bëhen këto ndryshime:
a) Shkronja “c”, e pikës 1, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“c. Tarifë shërbimi konsullore e Ministrisë së Punëve të Jashtme apo ambasadave tona jashtë vendit.”.
b) Pika 2 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“2. Nivelet minimale të tarifave të shërbimit, të përcaktuara në paragrafin e parë, të këtij neni, si dhe agjentët tatimorë e komisionet përkatëse të tyre të përcaktohen me udhëzim të përbashkët të ministrit të Financave dhe të titullarëve të institucioneve përkatëse.”.
Neni 4
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
JOZEFINA TOPALLI
24/12/2008 Votoni per projektligjin PO: JO: