VENDIM PËR PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.8952, DATË 10.10.2002, “PËR DOKUMENTIN E IDENTITETIT TË SHTETASVE SHQIPTAR˔”
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.8952, DATË 10.10.2002, “PËR DOKUMENTIN E IDENTITETIT TË SHTETASVE SHQIPTARË””
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
Propozimin e projektligjit “Për një ndryshim në ligjin nr.8952, datë 10.10.2002, “Për dokumentin e identitetit të shtetasve shqiptarë”” për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
P R O J E K T L I GJ
PËR
NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.8952, DATË 10.10.2002, “PËR DOKUMENTIN E IDENTITETIT TË SHTETASVE SHQIPTARË”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I :
Në ligjin nr.8952, datë 10.10.2002, “Për dokumentin e identitetit të shtetasve shqiptarë”, të bëhet ky ndryshim:
Neni 1
Kudo në ligj fjala “dokument identiteti” zëvendësohet me “letërnjoftim”.
Neni 2
Në të gjitha aktet, ligjore e nënligjore, dalë në zbatim të këtij ligji, fjala “dokument identiteti” zëvendësohet me “letërnjoftim”.
Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
JOZEFINA TOPALLI
24/12/2008