E Diel, 1 Nëntor 2026

PROJEKTLIGJ PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.8360, DATË 10.6.1998, “PËR KRITERET DHE MËNYRËN E SHPËRNDARJES SË PASURISË SË PERSONAVE JURIDIKË, JOBANKARË, QË KANË MARRË HUA NGA PUBLIKU I GJER˔

PROJEKTLIGJ

PËR

NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.8360, DATË 10.6.1998, “PËR KRITERET DHE MËNYRËN E SHPËRNDARJES SË PASURISË SË PERSONAVE JURIDIKË, JOBANKARË, QË KANË MARRË HUA NGA PUBLIKU I GJERË”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I :

Neni 1
Pika 1, e nenit 8, të ligjit nr.8360, datë 10.6.1998, “Për kriteret dhe mënyrën e shpërndarjes së pasurisë së personave juridikë, jobankarë, që kanë marrë hua nga publiku i gjerë”, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“1.  Për shpërndarjen e vlerave pasurore të secilit kreditor ngarkohet banka e përzgjedhur nga grypi mbikëqyrës i shoqërive huamarrëse, në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë, e cila duhet të plotësojë kushtet e mëposhtme:
a) Të ofrojë interesa më të larta, për kapitalet e depozituara për shpërndarje.
b) Të ofrojë një pagesë më të ulët komisioni bankar, për shërbimin e kryerjes së pagesës për çdo kreditor.
c) Të ketë shtrirje territoriale me njësi bankare në qytetet kryesore të vendit.
     ç)  Të ngurtësojë një vlerë, depozitë të konsiderueshme financiare, si garanci bankare, për shpërndarjen e vlerave financiare kreditorëve.”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E T A R I

JOZEFINA  TOPALLI

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›