VENDIM PËR PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.8360, DATË 10.6.1998, “PËR KRITERET DHE MËNYRËN E SHPËRNDARJES SË PASURISË SË PERSONAVE JURIDIKË, JOBANKARË, QË KANË MARRË HUA
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.8360, DATË 10.6.1998, “PËR KRITERET DHE MËNYRËN E SHPËRNDARJES SË PASURISË SË PERSONAVE JURIDIKË, JOBANKARË, QË KANË MARRË HUA NGA PUBLIKU I GJERË””
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
Propozimin e projektligjit “Për një ndryshim në ligjin nr.8360, datë 10.6.1998, “Për kriteret dhe mënyrën e shpërndarjes së pasurisë së personave juridikë, jobankarë, që kanë marrë hua nga publiku i gjerë””, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA