E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE REPUBLIKËS SË AUSTRISË, PËR SHMANGIEN E TATIMIT TË DYFISHTË, LIDHUR ME TATIMIN MBI TË ARDHURAT DHE MBI KAPITALIN, DHE PËR PARANDALIMIN E EVA

V E N D I M

PËR

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE REPUBLIKËS SË AUSTRISË, PËR SHMANGIEN E TATIMIT TË DYFISHTË, LIDHUR ME TATIMIN MBI TË ARDHURAT DHE MBI KAPITALIN, DHE PËR PARANDALIMIN  E EVAZIONIT FISKAL”


Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100 të  Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Austrisë, për shmangien e tatimit të dyfishtë, lidhur me tatimin mbi të ardhurat dhe mbi kapitalin, dhe për parandalimin  e evazionit fiskal”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA
             

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›