Bushat, rinis procesi i numërimit të votave në KZAZ Nr.41
Ka rifilluar procesi i numërimit të votave në KZAZ-në e Bushatit në Shkodër, në këtë KZAZ procesi ishte i bllokuar prej disa orësh. Zhbllokimi i tij është bërë i mundur pas ndërhyrjes se KQZ-së për rifillimin e procesit të numërimit në këtë KZAZ.SHKODËR- Rinis procesi i numërimit të votave në KZAZ-në numër 41 të Bushatit, i cili u bllokua për disa orë gjatë ditës së sotme. Shkak për këtë bllokim janë bërë pretendimet dypalëshe të dy forcave politike. Zhbllokimi i kësaj KZAZ-ja u bë i mundur pas ndërhyrjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ku me propozimin e partive politike, u arrit që të kishte ndryshim në drejtimin e komisionit të kësaj zone. KQZ vendosi që në vend të ish kryetarit të kësaj KZAZ-hë Engjëll Shuku të Partisë Socialiste, me miratimin e PS-së së Shkodrës u vendos në rolin e kryetarit Ylber Tahiri po i PS-së.
Ndërkohë, në rolin e nënkryetarit dhe të sekretarit janë miratuar Artrida Ferketi dhe Nesti Kiri të Partisë Demokratike. Në këto momente, komisioni sapo ka marrë përsipër detyrën dhe po organizon rifillimin e procesit të numërimit të votave në këtë KZAZ, në të cilën nga 79 kuti votimi, kanë mbetur pa u numëruar edhe 40-të tilla. (a.r/balkanweb)