E Diel, 1 Nëntor 2026

PS: Raporti, Berisha shkeli Kushtetutën

Deputeti i Partisë Socialiste, Pirro Lutaj deklaroi sot se raporti i publikuar mbi liritë dhe të drejtat e njeriut, të rreth 70 organizata joqeveritare, është një këmbanë alarmi për veshët e qeverisë së Sali Berishës.
Ai akuzoi se qeveria nuk ka bërë asgjë në kuadër të respektimit të këtyre të drejtave."Si një prej çështjeve kryesore është renditur dhe heshtja vrastare e strukturave shtetërore përgjegjëse për zbardhjen e motiveve dhe autorit të vrasjes së deputetit Fatmir Xhindi. Partia Socialiste vazhdon të kërkojë me forcë zbardhjen e kësaj ngjarjeje. Ndërsa shteti i Sali Berishës hesht për vrasjen e një deputeti në prag të shtëpisë, dhe nuk harron të mburret në mënyrë qesharake për kapjen e disa hajdutësh dyqanesh", u shpreh ai.

Ai ka përmendur lirinë e medias, trajtimi i të shoqëruarve, arrestuarve dhe të dënuarve nëpër burgjet shqiptare, etj, si disa nga problemet serioze të shkeljes së të drejtave. "Kjo kambanë alarmi që bie fort për mungesën e respektimit të lirive dhe të drejtave të njeriut tregon se në Shqipëri nuk respektohet mbi të gjitha Kushtetuta e këtij vendi dhe kjo bëhet nga qeveria me Sali Berishën në krye", tha deputeti Lutaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›