E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja në Fier, në pranga një prej autorëve

Një person është arrestuar sot nga policia, i cili dyshohet se është një nga autorët e ekzekutimit të 32 vjeçarit nga Fieri, trupi i të cilit është gjetur në një tunel të tankeve të kohës së komunizmit.
Shtetasi Miço Osmani 18-vjeç, është arrestuar mbrëmjen e shkuar, ndërkohë që kërkim janë edhe dy bashkëpunëtorët e tij.Tre të rinjtë akuzohen për "vrasje me dashje të kryer në bashkëpunim", "grabitje" dhe "armëmbajtje pa leje".

Ngjarja e rëndë ndodhi të shtunën, kur viktima Leonard Hazizaj ishte nisur për tek banesa e së fejuarës së tij, për t'i uruar asaj festën. Por udhëtimi i emigrantit, që kishte banuar prej kohësh në Greqi, është ndërprerë në mes në një mënyrë tragjike.

Burri u gjet i masakruar me 5 plumba në kohë nga kalimtar të rastit. Policia dyshon se 32-vjeçari është ekzektuar për grabitje, ndërsa thekson se nuk ka pasur precedent penal.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›