E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS Aferat e Rulit me burrin e deputetes Rajmonda Bulku

Tirane 11 janar NOA - Partia Socialiste ka akuzuar sot ministrin e Ekonomise Genc Ruli se gjate kohes qe ka qene minister i Ekonomise ka favorizuar firmen e bashkeshortit te deputetes se PD-se Rajmonda Bulku per ndertimin e hidrocentraleve.

Ministri Ruli ka marre pjese dhe personalisht ne te gjitha vendimarrjet qe kane favorizuar shoqerine Ferar shpk pas se ciles qendron shoqeria e bashkeshortit te deputetes Rajmonda Bulku kompania Alfa projekt 2006 tha sot ne nje deklarate per mediat deputetja e PS-se Ermonela Felaj.

Sipas saj ministri ka shkelur vendimet e Agjencise e Prokurimeve dhe Avokatit te Prokurimeve te cilat ja kane dhene te drejten e tenderit firmes italiane Radici Energie .

Kjo afere e radhes e Genc Rulit por padyshim jo e fundit tregon me se miri se nese sot ka nje superfuqi energjetike ne Shqiperi ajo eshte familja e Genc Rulit dhe oborri i ministrave deputeteve dhe familjes se Sali Berishes te cilet ne shkelje te plote te ligjit po marrin koncesion pas koncesioni licence pas licence e privatizim pas privatizimi e po ndryshojne oferte pas oferte tha sot Felaj.

a.k/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›