E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish-Presidenti Meidani Edi Rama luajti me sakrificen e grevisteve te urise

/ /

Analize per ngercin politik. Berisha po tallet me kercenimet e pafundme opozitare per protesta popullore

Nje loje me rezultat zero
Nje loje me rezultat apo shume zero zero sum game eshte termi qe pershkruan situaten zakonisht midis dy lojtareve grupeve ku fitimi i njerit lojtar grup vjen nga humbja e lojtarit grupit tjeter duke e mbajtur zero shumen e plote te rezultateve te dy lojtareve grupeve. Pra ne nje loje te tille humbjet e nje grupi jane saktesisht te barabarta me fitimin e grupit tjeter. Ky eshte p.sh. rasti i lojes se shahut tenisit futbollit etj. ku cdo loje me perjashtim te remise mbyllet me nje fitues dhe nje humbes apo me nje shume zero zero sum. Edhe me ndryshimin e rezultatit fitimi i fituesit eshte perseri i barabarte me humbjen e humbesit. Pa nje nderhyrje perzgjedhese nga jashte cdo loje p.sh. nje ndeshje shahu futbolli etj. konsiderohet si e tille edhe kur jepet nje cmim per fitimin e saj. Ndryshe eshte puna ne rastin e manipulimeve qe i bejne beteja te tilla jo te ndershme. Ka raste kur nuk spekulohet por ama nuk luftohet per fitore si ne rastin e ndeshjeve ne Kampionatin Boteror kur nepermjet humbjes percaktohet kundershtari me i dobet ne ndeshjen e ardhshme pra garantohet fitorja me vone. Pra ka raste kur humbesi fiton nga humbja me shume sesa vete fitorja sidomos duke mos perseritur gabimet e bera ne ndeshjet e ardhshme. Ky lloj ndergjegjesimi ne perspektive rezulton krejtesisht pozitiv. Po keshtu ne rastin e nje martese ku dy pjesetaret e ciftit nuk kuptohen me midis tyre bilanci nga zero behet nen zero d.m.th. konflikti midis tyre behet i padurueshem. Zgjidhja e marteses apo divorci vleresohet ne kete rast si zgjidhje pozitive.
Loja me rezultat apo shume zero ndeshet edhe ne ekonomi. Ne raste te tille fitimi i nje pjesemarresi kompensohet nga humbja e tjetrit. Pasuria e ardhura ne teresi nuk ndryshon por konstatohet nje zhvendosje e saj nga njeri pjesemarres tek tjetri. Ne fakt shumica e situatave ekonomike nuk eshte me shume zero sepse ne pergjithesi mund te krijohen ose te eliminohen prodhime e sherbime me fitime apo humbje totale. Pra behet fjale per aktivitete me shume jo zero non-zero-sum. Bile kur veprohet ne menyre racionale sipas llogaritjeve te kujdesshme e informacionit te dhene ne pasqyrim te kerkesave te tregut aktiviteti tregtar pergjithesisht rezulton si nje aktivitet apo loje me shume jo zero non-zero-sum games me nje tejkalim te qarte te kostos se transaksionit. Edhe bashkepunimi ekonomik apo tregtia midis dy vendeve i ngjan lojes me rezultat zero te dy vendet perfitojne njelloj duke dhene dicka e marre dicka tjeter. Shtojme se ka mjaft situata ku tregtia dypaleshe rezulton me shume jo zero sepse ne teresi p.sh. njeri vend humb me shume sesa fiton ne kete tregti. Vecse shpesh vendi qe pranon kete humbje apo dizavantazh mund te fitoje dicka tjeter p.sh. permiresimin e marredhenieve diplomatike mbeshtetjen ne nje strukture nderkombetare etj..
Edhe ne politike mund te behet fjale per nje loje me rezultat zero. E tille eshte p.sh. perplasja elektorale midis dy koalicioneve kundershtare. Deri diku te tilla jane dhe debatet e konfliktet politike e parlamentare. Pra ne kuptimin e nje demokracie te vertete loja politike e pozites dhe e opozites eshte shume afer lojes me rezultat zero me fitues e humbes. Vecse kjo vlen kur behet fjale per interesa te vecanta politike-partiake por jo kur behet fjale per interesa te pergjithshme qytetare e kombetare. Ne rastin e Shqiperise situata politike-institucionale nuk eshte e tille. Aty sipas Economist Intelligence Unit-2010 edhe pas 20 vjeteve tranzicion behet fjale per nje vend me nje regjim hibrid te radhitur midis 167 vendeve ne pozicionin 84 dhe tregues demokracie 5.86 te aferm me ate te Bosnje-Hercegovines 94 5.32. Ne kete radhitje Shqiperia mbetet shume pas vendeve te tjera te Ballkanit si Bullgaria 51 6.84 Kroacia 53 6.81 Rumania56 6.60 Serbia 65 6.33 Moldavia 66 6.33 Maqedonia 73 6.16 qe futen ne grupin e dyte te vendeve me nje demokraci me te meta.
Loja me rezultat jo zero
Ne nje fjalim te vitit 2010 Presidenti Klinton Bill Clinton e trajtoi edhe gjeopolitiken si nje loje me rezultat zero me fitues e humbes tamam si nje ndeshje futbolli tenisi etj. nderkohe qe ne nje proces te gjate ndeshjesh te njepasnjeshme me nje ose disa kundershtare rezultati perfundimtar mund te mos jete patjeter i tille d.m.th. me shume zero. Pare me kete sy sipas tij trajtimi shumepermasor e zgjidhja e drejte e nje ceshtjeje politike apo gjeopolitike i ngjet rastit te lojerave te jetes reale ku mund te fitojne te dy palet e pranishme. E thene me thjesht ne raste te tilla nuk duhet qe nje grup te fitoje ne kurriz te nje grupi tjeter por te synohet e mbeshtetet rrjedhja teresore pozitive duke reduktuar ate negative.
Vlen te konsiderohet nje trajtim i tille ne luften politike shqiptare midis grupimeve partive e koalicioneve kundershtare. Moskuptimi i ketij kuptimi u shfaq qarte p.sh. ne trajtimin e manipulimeve te zgjedhjeve te 24 majit 1996 apo te zgjedhjeve vendore te tetorit 1996. Akoma me e gabuar krejtesisht e pakuptimte dhe kokeforte ishte sjellja ne trajtimin e krizes se piramidave. Dhe me sa duket pesimi ende nuk eshte bere mesim perndryshe nuk shpjegohet sjellja e sotme Per me teper ne kete optike shumica e sotme nuk pasqyron as dhe etiken e shumes zero qe do ti sherbente mjaft me mire nje fituesi te mencur. Kurse nderkohe po ndodh krejt e kunderta Gje qe flet per nje terapi te pamjaftueshme ne shmangien ne mosperseritjen e gabimeve te se kaluares ne rritjen e pergjegjshmerise politike e qytetare. Brenda kesaj harrese arrogance kokefortesie e demagogjie lulezon dhe e keqja e vetes e politikes shqiptare triumfuese ku fituesi i merr te gjitha dhe humbesi humbet gjithcka.
Nga ana tjeter secili politikan kryesor pretendon se motivohet nga interesat e vendit nderkohe qe ne mendjen e tij mbizoteron vetem interesi politik personal mbi te gjitha ethja e forte e pushtetit. Po ashtu modestia politike mirekuptimi e kohezioni toleranca e kompromisi midis forcave politike nuk jane fare pjese funksionale te kesaj politike asgjesimi te kundershtarit. Dhe e gjitha kjo nderkohe qe kerkohet te kapercehet stadi i perplasjeve 20-vjecare per te kaluar ne stadin e bashkepunimit qofte dhe per plotesimin e kritereve per statusin e vendit kandidat. Per me teper jo si dobesim i luftes politike opozitare qe eshte gjithmone normale e shendetshme teper e domosdoshme per demokracine dhe kryerjen e detyrave kufizuese e kontrolluese opozitare por si fuqizim i saj brenda skemave institucionale e formave te larmishme masive e demokratike Por ama te menduara mire jo per tu perjetuar me tej si deshtime te njepasnjeshme aq me keq si terheqje e divorce ndaj kerkesave te meparshme. Sepse e gjitha kjo godet rende vete moralin e popullit opozitar deziluzionon anetaret e mbeshtetesit militante. Po aq shqetesuese eshte loja me shume negative manovrimi me sakrificen e te tjereve si ne rastin e greves se urise tek bulevardi i Tiranes te zevendesuar brenda pak sekondave me restorantin Krokodili te Brukselit. Pa harruar po ashtu deklaratat patetike mbi hapjen e kutive braktisjen e Kuvendit per 6 muaj radhazi kurse sot per te ruajtur fytyren cungim te marredhenieve me te per vazhdimin e greves se urise deri ne hapjen e kutive etj. etj...
Sidoqofte loja politike e rezultatit jo zero e kryeministrit dhe e shumices aktuale ne pengim te transparences se zgjedhjeve dhe kunder hapjes se kutive e kultivuar me konceptin e prites por edhe me deklarata populiste me demagogji e teater nuk u sherben aspak zhvillimeve demokratike dhe proceset integruese europiane. Sidoqofte nese fillimisht ajo loje u vleresua me te drejte si frike qeveritare ndaj pislleqeve zgjedhore si nje vjedhje apo demaskim i mundshem elektoral ne numerim ne lista ne votim te shumefishte etj. sot perkundrazi ajo po lexohet edhe si tallje e drejtperdrejte ndaj luhatjeve e paqartesive te drejtimit socialist apo kercenimeve te pafundme opozitare me protesta popullore. Dhe kjo e ben situaten politike me shqetesuese. Ne kushtet e nje turbullire opozitare del nevoja qe pjeses se shendetshme te shumices ti dale pija per te mos lejuar me tej hibridizimin e regjimit. Sepse sic ilustronin dhe theniet prej majave te Dajtit po behen teper urgjente ndergjegjesimi e mbrojtja qytetare nga fantazmat e se kaluares se larget dhe te afert. Dhe mbi te gjitha te bashkerenditet nderveprimi nga pjesa e ndergjegjshme e politikes ne funksion te interesave kombetare te rritjes se vigjilences ndaj qendrave antishqiptare te fuqizuara aq shume kohet e fundit...
Loja me rezultat jo zero si arrogance shumice
Kudo ne bote viti 2010 ka qene teper i veshtire ne rrafshin ekonomik. Natyrisht kesaj veshtiresie nuk mund ti shpetonte as qytetari shqiptar ne Shqiperi apo ne vende te tjera ku ai punon e jeton. Kete e di jo vetem pakica por pavaresisht cdeklarohet edhe vete shumica qeveria agjencite e saj. Prandaj ne vend te euforise se pakuptimte demagogjise e genjeshtres duhej te ekspozohet realiteti kujdesi modestia e sinqeriteti. Sepse ne fund te fundit me mire se kushdo kete situate te brishte ekonomike e ndjen qytetari shqiptar xhepi i tij dhe akoma me shume vete pensionistet qe u harruan fare kete fundviti Me i cuditshem eshte sherbimi e servilizmi ndaj prijesit jo vetem brenda institucioneve por dhe ne disa media sidomos per te terhequr vemendjen se bashku me ndonje kujdes financiar te tij. Ne kete kuptim kjo teknologji zhurmuese mediatike-qeverisese po behet gati asfiksuese. Dhe nderkohe pergjigjet ndaj halleve te familjeve shqiptare sidomos te atyre te prekura nga permbytjet vecse po shtyhen ne kohe nepermjet matjeve e llogaritjeve.
Ne rrafshin politik pritej me shume. Por ngerci politik-institucional nuk mund te mos shtynte ne kohe statusin e vendit kandidat. Megjithate nje sukses jo i vogel madje teper i deshiruar per qytetaret ishte liberalizimi i regjimit te vizave per hapesiren Shengen. Me vonese apo pa vonese ky liberalizim po e cliron me tej kete qytetar po e dimensionon dinjitetin e tij. Por ama mund te arrihej shume e me shume. Aq me teper qe politika duhet ta kishte kapercyer fazen primitive e naive te saj dhe jo te vazhdoje te jete ende sot bezdisese e lodhese si nje loje e trashe teatri qe perseritet cdo dite diku me lojtare te forte ne forme diku me lojtare te semure. Dhe ne kushte te tilla nuk ka sesi te mos pohohet se faji i vonesave dhe deshtimeve mbetet po i politikes dhe ne radhe te pare i asaj qeverisese. Vete ngerci politik qe po kap nje periudhe gati 2-vjecare eshte mbi te gjitha nje pergjegjesi me sakte nje papergjegjshmeri e trashe krejt e panevojshme e shumices pavaresisht paqartesive e dobesive luhatjeve te vete pakices. Sjellja e fundvitit 2010 estrada disa ditore me dy seanca ne sallen e Parlamentit por dhe vendimmarrja e diteve te fundit ne KQZ qe pa komanden e drejtperdrejte te politikes qeverisese nuk do te merrej dot shpreh nje arrogance fare te pakuptimte te kesaj shumice nje theksim e ze ne rritje si kundervenie ndaj sugjerimeve e kritikave nderkombetare. Bile cuditerisht me pakujdesi deri dhe me reagime trimerore kundershtuese ne goje kryeministrore apo kryeparlamentare...
Vecse ka nje problem madhor Po e perseris nese kundervenien ndaj kesaj demagogjie arrogance mendjemadhesie e skenimi te genjeshtert nuk po e realizon dot opozita sot atehere ate duhet ta beje ajo pjese e ndergjegjshme e partise politike kryesore ne qeverisje perfaqesues te saj ne Parlament e parti pse jo dhe aleatet mjaft me te qarte te saj. Apo dhe media qytetare e konstruktive vete shoqeria civile e qytetaret. Por jo media satelite e qeveritare qe filloi menjehere propaganden enveriane mbi listat emerore te votuesve me numer karte identiteti apo pasaporte si nje sekret shteteror nderkohe qe po te tilla jane dhe listat qytetare ne peticionin kombetar kunder raportit skandaloz te Dik Martit Dick Marty . Ne fund te fundit prej nje arrogance te tille te pakuptimte nuk eshte se po vuan opozita perfaqesuesit kryesore te saj por shqiptaret e thjeshte po vonohet vendi ne procesin e integrimit te tij europian...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›