E Diel, 1 Nëntor 2026

Raporti i Martit, delegacioni shqiptar rakordon qëndrimet

Ka përfunduar në ambjentet e kryesisë së Kuvendit takimi i delegacionit shqiptar në Këshillin e Europës ku është diskutuar në lidhje me strategjinë që do të ndiqet në Asamblenë e Radhës së Këshillit të Europës për të kundërshtuar raportin e Dik Martit për trafikun e organeve në Kosovë.
 

Në takimin i cili zgjati përreth 45 minuta të dyja porcat politike kanë shprehur qëndrimin e tyre kundër raportit të komisionierit Dick Marti i cili sipas deputetëve është i pabazë dhë ka për qëllim të dëmtojë imazhin e Kosovës dhe Shqipërisë.
 

Në një prononcim të shkurtër për mediat deputeti i PS-së Arben Ahmetaj ka theksuar se ky ishte një takim pune për të rakorduar qëndrimet e dy forcave politike në një të vetme.
 

“Ishte një takim pune për të rakorduar qëndrimet mes anëtarëve të delegacionit. Synojmë të dalim në një qëndrim të përbashkët. Takimet do të vijojnë edhe në ditët në vijim” theksoi Ahmetaj.
 

Ndërkohë në datën 27 janar pritet që kryeministri Berisha të ketë një seancë pyetje prej 60 minutash ku do të ketë përballë anëtarin e kësaj Asambleje Dik Marti për raportin e të cilit është shprehur tashmë, duke e cilësuar si shpifje të pabazuar në fakte.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›