E Diel, 1 Nëntor 2026

PS Ajtyresa Evropa u hoqi vizat shqiptareve

Partia Socialiste iu kunderpergjigj diten e djeshme akuzave te bere nga Kryeministri Berisha ku theksoi se shqiptaret e dine se vizat i hoqi Evropa dhe se Shqiperia sipas saj mbeti e fundit. Vizat shqiptareve ua dha Evropa ndersa qeveria e votave te vjedhura na la te fundit ne Evrope. Evropa u dha vizat shqiptareve dhe i vuri vizen qeverise se Sali Berishes. Sali Berisha deshtoi me korrupsionin dhe qeveria e tij eshte sot me e korruptuara ne Evrope e per kete eshte faji i Sali Berishes - tha anetarja e Asamblese Socialiste Megi Ajtyresa. Ajo shtoi se Kryeministri Berisha deshtoi ne luften kunder krimit te organizuar si dhe ne zgjidhjen e krizes politike. Sali Berisha deshtoi te zgjidhte krizen politike pasi ky njeri i trembet transparences. Kaq frike e ka transparencen Kryeministri sa kundershtoi edhe propozimin e mbeshteteses se tij te zjarrte Doris Pack per daljen nga kriza. Shqiperia vazhdon te jete ne krize te thelle e per kete eshte faji i Sali Berishes - perfundoi Ajtyresa.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›