E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, Balla: Kryetarja e Kuvendit të publikojë rendin e ditës për seancën e të hënës

Tiranë, 24 korrik, NOA Sekretari i Grupit Parlamentar të PS-së, deputeti Taulant Balla i kërkoi kryetares së Kuvendit të Shqipërisë çështjet që do të përbëjnë rendin e ditës në seancën e ardhshme të parlamentit, që është të hënën.

Deputeti Balla iu referua rregullores së kuvendit, dhe nenit 30, paragrafi 2, të saj ku përcaktohet se drejtuesi i seancës plenare ose kryetari i komisionit para se të mbyllë përkatësisht seancën ose mbledhjen, njofton orën e fillimit të seancës plenare ose të mbledhjes së ardhshme.

Sipas deputetit Balla kjo nuk ndodhi në seancën e fundit të ditës së enjte, sepse Kryetarja e Kuvendit nuk njoftoi orën e fillimit të seancës së ardhshme të kuvendit.

Kjo është një thyerje e ashpër e rregullores së kuvendit. Unë i bëj thirrje Kryetares së Kuvendit të çlirojë drejtoritë nga presioni, përkundrejt mosdhënies për deputetët dhe për Grupin Parlamentar të PS-së rendin e ditës, por ta bëjë publik këtë rend dite, jo vetëm për deputetët, por ta bëjë publik rendin e ditës së hënë, edhe për mediat, edhe për publikun e gjerë shqiptar, bëri thirrje deputeti Taulant Balla.

Në këtë kontekst ai lexoi për mediat edhe nenin 27 të rregullores, që flet për kalendarin e punimeve të kuvendit, ku në paragrafin 5 të tij, thuhet shprehimisht se Kalendari i punimeve të kuvendit përmban në mënyrë të detajuar kohën kur kuvendi zhvillon punimet në seancë plenare dhe komisione. Kalendari publikohet dhe i shpërndahet deputetëve, si edhe i vihet në dispozicion përfaqësuesve të medias. Në çdo rast rendi i ditës duhet të jetë bërë publik të paktën dy ditë përpara datës së caktuar për mbledhjen e komisionit ose seancës plenare.

Deputeti Taulant Balla nënvizoi se Në këtë moment që flasim jemi më pak se 48 orë nga orari që pritet të fillojë seanca plenare. Ne nuk kemi një njoftim zyrtar apo publik për orarin e fillimit të seancës plenare, sikurse nuk ka një njoftim publik për rendin e ditës të seancës plenare të ditës së hënë.

mit/NOA var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›