Kroatët ofrojnë armë për ushtrinë shqiptare
Autori i Lajmit: RedaksiaKërkesat e mëdha për modernizim të Forcave të Armatosura,lindur menjëherë pas antarësimit të Shqipërisë në NATO kanë tërhequr vëmendjen e shumë kompanive që prodhojnë armë dhe paisje të tjera ushtarake. Prodhuesi dhe furnizuesi kryesor me pistoleta dhe pushkë i Forcave të Armatosura dhe Policisë kroate ka ardhur në Tiranë, ku ka prezantuar gamën e produkteve. Në regjimentin e Forcave Komando, një prej reparteve elitë i Forcave të Armatosura në Shqipëri, janë kryer dhe testime, prova dhe njohje me armët e kompanisë HS Produkt. Në një organizim të përkryer nga Klik Ekspo Group, përfaqësues të forcave të Armatosura, policisë, forcave RENEA, Policisë Bashkiake dhe njësive të tjera të armatosura kanë njohur nga afër armët më të fundit të HS Produkt. Në ambientet e Regjimentit Komando, ku fillimisht u kryer një prezantim në format elektronik, e më pas për dhjetra minuta u kryen testime te te armeve, ishin të pranishëm dhe ambasadori i Republikës Kroate, komandanit i përgjithshëm i Forcave Detare Kristaq Gerveni, si dhe drejtues të Repartit RENEA, policisë së Shtetit dhe Policisë Bashkiake të Tiranës. Gjatë prezantimit të pistoletës HS-9, dhe pushkës VHS-NATO, e modeleve të tjera të modifikuara të këtyre armëve drejtues të kompanisë kroate thanë se këto janë armët lider në Shtete e Bashkuara të Amerikës, Kroaci dhe vende të tjera. Po gjatë prezantimit, dhe testimeve të kryera në Poligonin e Zall Herrit, nga dhjetra të pranishëm u pranua cilësia mëse e pëlqyeshme e armëve, prakticiteti dhe mbi të gjitha nevoja që ushtari shqiptar të jetë modern. Vetë Komandant i Regjimentit Komando, Dritan Demiraj, tha se tanimë ushtria shqiptare ka hyrë në rrugën e mbarë të modernizimit. Prej muajsh, disa reparte kanë kryer dhe po kryejnë reformat e nevojshme, dhe shumë shpejt të gjitha repartet e Forcave të Armatosura do të renditen të barabarta përkrah ushtrive të vendeve të tjera. Vlerësime maksimale për Klik Ekspo Group, si organizator i aktiviteteve ku shfaqen dhe testohen armë, ka bërë dhe Kristaq Gerveni, zëvëndës shef i shtabit të përgjithshëm.
Kërkesat e tregut
Nga një ushtri dhe polici tërësisht e izoluar me tregjet e armëve, paisjeve dhe makinerive ushtarake, tanimë Forcat e Armatosura duhet tu përshtaten standardeve të NATO-s. Kështu, kanë nisur krijimi i kontakteve, takimet dhe njohjet me produktet e shumë kompanive të huaja, kryesisht private. Zeljko Pavlin, drejtori i përgjithshëm i HS Produkt, shprehet se blerja e gjithë paisjeve të një ushtari është e pashmangshme, cka dhe e ka bërë tregun shqiptar tërheqës. “Shqipëria ka nevojë për produkte dhe mjete moderne. Ne mendojmë se Forcat e Armatosura dhe ato të policisë, dhe të tjera kanë nevojë për produktet tona. Në ambientet e Regjimenti Komado do të demostrojmë përdorimin e disa prej produkteve tonë, që janë dhe kryesoret që ne prodhojmë. Do të demnostrojmë teknikisht, dhe do të kryejmë qitje me disa lloj pistoletash dhe pushkësh, apo automatikë sic i njihni ju. HS Produkt ka mbi 17 vjet që ëhstë themeluar. U krijua si kompani në Kroaci, menjëherë pas zgjedhjeve të para demokratike në vendin tonë. Kompania, që prej atëherë ka qenë një ndër furnizuesit kryesorë të Policisë kroate dhe forcave të Armatosura. Në 17 vjet ne jemi zhvilluar shumë si kompani, dhe tanimë jemi furnizuesi kryesor i Forcave të armatosura në Kroaci, si dhe Policisë. Përsa i pëket tregut privat, ju them qe ne kemi shitje prej mbi 1 milionë pistoleta në vit ne Shtete e Bashkuara” tha Zeljko Pavlin, drejtori i përgjithshëm i HS Produkt. Që prej vitit 2000, armët e HS Produkt janë më të përdorurat nga shumë reparte Speciale dhe të Forcave të Armatosura në SHBA. Po kështu, kontrata të rregullta prej vitesh kanë bërë që departamentet e policisë të shumë shteteve në kontinentin Amerikan të përdorim si armë kryesore ato të HS Produkt. “Po ju them qe në jemi pistoleta më e mirë në Shtete e Bashkuara. E kemi fituar këtë vlerësim në vitin 2003, në 2006 dhe tani, në vitin 2009. Besoj që kemi produkte që do të kënaqin të gjitha Forcat e Armatosura dhe ato të Policisë.
Ura lidhëse
Pasi kanë kontaktur me kompani të ndryshme brenda e jashtë Shqipërisë, kanë testuar tregun, si dhe janë njohur me gjendjen aktuale të forcave të armatosura, drejtues të Klik Ekspo Group duke u bazur dhe në ekspericat e tyre të sukseshme vendosën të bëhen ura lidhëse mes blerësve dhe shitësve në tregun e ri në Shqipëri, atë të armëve e paisjeve ushtarake. Hapi i parë në këtë fushë pritet të konkretizohet në tetorin e vitit 2010, kur dhe do të lancohet Albanian Military Exhibition, ose Panairi i Parë Ndërkombëtar i Mbrojtjes dhe Sigurisë, gjithmonë organizuar nga Klik Ekspo GRoup. Duke ju përshtatur nevojave të forcave Komando, atyre Speciale, Forcave të Armatura dhe atyre Detare drejtues të Klik Ekspo Group thonë se do të përgatisin terrnin e përshtatshëm për dukuritë e reja ekonomike e biznesore në vend.
78 milionë euro për 5 helikopterë
Është nënshkruar dje në ministrinë e Mbrojtjes kontrata për blerjen e 5 helikopterëve tip AS 532 AL COUGAR, të cilët do të futen në përdorim në strukturën e forcave tona ajrore përgjatë 3-4 viteve të ardhshëm. I pranishëm në ceremoni Ministri i Mbrojtjes Arben Imami e vlerësoi nënshkrimin e kësaj kontrate si një moment shumë të rëndësishëm për Forcat e Armatosura Shqiptare dhe veçanërisht për Brigadën Ajrore. Në këtë ceremoni përshëndeti edhe zv.presidenti i kompanisë Eurokopter, z. Thomas Hein. Nënshkrimi i kësaj kontrate u finalizua pas një procedure prokurimi, si dhe u pasua nga negocime midis ekspertëve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe kompanisë së njohur Eurokopter. Helikopterët e tipit AS 532 AL COUGAR janë një version ushtarak i familjes “Super Puma“. Vlera e kësaj kontrate kap shifrën e me shume se 78 milionë eurov. Kontrata përfundon në vitin 2013 me mbërritjen e helikopterit të fundit.
Ky lajm është publikuar: 19/12/2009