PS, Ben Blushi: Largimi i Edi Ramës, çështje kohe
Blushi ka sqaruar rëndësinë e debatit që ka përfshirë këtë forcë politike, një javë para Kongresit të Jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste, ku pritet të zhvillohet dhe procesi zgjedhor për kreun e ri të PS-së.
“Pas humbjes së zgjedhjeve, shpresoja që PS-ja të hapte një kapitull të ri për të parë dhe gjetur shkaqet e këtij dështimi, por kjo nuk po ndodh për shkak të interesave personale të Edi Ramës për t’u rizgjedhur në krye të PS-së. Po predominon në përgjithësi një frymë që nuk duhet folur për humbje dhe defekte të PS-së dhe nuk duhet folur për vendimet e gabuara personale të kryetarit Rama”, është shprehur Blushi.
Blushi cilëson se “Rama ka humbur mundësinë për të qeverisur për shkak të dobësive të tij personale dhe tani kërkon të ngushëllohet duke testuar dashurinë e socialistëve”.
Duke shpresuar në një ringritje të PS-së dhe së majtës në përgjithësi, ai nënvizoi se “për të gjithë ata që e presin këtë ditë, them se ikja e Ramës është çështje kohe dhe ky është vetëm fillimi i një rruge të domosdoshme dhe të pakthyeshme”.
Lidhur me ndarjen e përgjegjësive të humbjes së PS-së në zgjedhjet e 28 qershorit, Blushi ka thënë se përgjegjësi kanë padyshim të gjithë, por çka është e rëndësishme është që Rama duhet të marrë përsipër këtë përgjegjësi, duke mos u ankuar për vjedhje të zgjedhjeve, pasi zgjedhjet nuk janë vjedhur, atyre po i vidhet e vërteta e humbjes.
I pyetur për simbolikën e rrethanës se PS humbi, por Berisha nuk fitoi, ai është përgjigjur se “Berisha fitoi aq sa i takon për të qeverisur dhe kjo e bën fajin tonë kolektiv. Ai është sërish kryeministër ndërsa detajet e tjera mbeten në cep të historisë”.