E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sistemi zgjedhor, partitë e vogla kërkojnë ndryshim

Ndryshimi i sistemit zgjedhor duket se është shqetësimi kryesor i të gjitha partive të vogla pavarësisht nëse mbeten jashtë parlamentit apo fituan ndonjë mandat në zgjedhjet e 28 qershorit. Perveç LSI-së e cila njihet tashmë si kritikja më e fortë e sistemit aktual zgjedhor, duket se edhe aleatët e tjerë të Kryeministrit Berisha si republikanët dhe çamët kërkojnë ndryshimin e proporcional rajonal. Kreu i PR Fatmir Mediu deklaron që një system proporcional i personalizuar do të ishte një zgjidhje më e mirë për kushtet e Shqipërisë, ndërkohë që kreu i Partisë për Drejtësi dhe Integrim Tahir Muhedini përveç sistemit kërkon edhe heqjen e komisionerëve politikë që administrojnë procesin zgjedhor.
Pavarësisht gadishmërisë se kryeministrit Sali Berisha për një reformë të re zgjedhore, partitë e vogla duhet të sigurojnë mbështetjen e PS-së për të ndryshuar sistemin zgjedhor, pasi për këtë duhet amenduar kushtetuta që kërkon plotë 93 vota në parlament

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›