E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, vazhdojnë zjarret në territoret e vendit

Zjarret e mëdha shpërthyen në rajonin Beotia, në Greqinë Qendrore, në gadishullin e Peloponezit, në ishullin Skiros, Evbeja dhe Zakinthos. Zjarri në ishullin Salamina dhe në rajonin e Eginës pjesërisht është vënë nën kontroll.
     
Dje banorët e periferisë verilindore të Athinës kaluan edhe një natë tjetër të vështirë, pasi zjarri është shumë i madh, njoftoi media elektronike greke. Më serioze është vatra e zjarrit në rajonin Maraton, ku ka shtëpi të djegura dhe fshatra të evakuuar. Disa vatra ende janë aktive në Palia, Pendeli dhe Dhionisios.
      
''Kemi të bëjmë me një katastrofë të pamat ekologjike për rajonin'', theksoi media. Vetëm dje 12 aeroplanë lëshuan mbi 4 000 tonë ujë.
     
Në ndihmë të forcave greke zjarrfikëse arritën dy helikopterë nga Italia, katër aeroplanë francezë dhe një helikopter qipriot. Nga Austria priten edhe gjashtë aeroplanë dhe helikopterë.
      
Pritet edhe ndihmë nga Turqia, ndërkohë që ministri turk i Punëve të Jashtme, Ahmet Davutoglu gjatë një bisede telefonike me homologen greke, Dora Bakojani shprehu solidaritetin e vendit të tij me situatën katastrofike në Greqi.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›