E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto niset drejt Forumit Ekonomik të Mynihut

Ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto me një grup biznesmenësh u nis të hënën për një vizitë pune në Mynih për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik për Shqipërinë, me temë "Dita ekonomike e Shqipërisë".

Gjatë qëndrimit të tij në Mynih, shefi i diplomacisë shqiprtare do të zhvillojë takime dypalëshe me përfaqësues të Qeverisë së Landit të Bavarisë, Presidenten e Parlamentit të Shtetit të Bavarisë, Barbara Stamm, me Ministren e Qeverisë së Bavarisë për marrëdhëniet në nivel Federal dhe çështjet evropiane, Emilia Müller.

Ministri Haxhinasto do të zhvillojë gjithashtu takime me përfaqësues të biznesit elitar bavarez, Presidentin e Fondacionit Hanns-Seidel, Hans Zehetmair, Drejtorin e Institutit të gjuhëve indo-evropiane dhe albanologjike në Universitetin Ludwig Maximilian të Mynihut, Prof. Dr. Olav Hackstein, me drejtues të kompanisë BMW, me përfaqësues të biznesit e drejtues të Shoqatës Ekonomike Gjermani-Shqipëri.

Forumi organizohet nga Dhomat e Industrisë dhe Tregtisë së Mynihut dhe Bavarisë së Sipërme (DIHA) dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës me iniciativën e Shoqatës Ekonomike Gjermani-Shqipëri (DAW), me mbështetjen e ambasadave të dy vendeve tona.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›