Lohan i jep Berishës pyetësorin e BE-së: Tejkaloni ngërçin politik
UPDATE- Ambasadori i KE-së në Tiranë, Helmut Lohan i ka dorëzuar kryeministrit, Sali Berisha pyetësorin e BE-së dhe ka vlerësuar si shumë të rëndësishëm për integrimin në familjen evropiane dialogun politik me partive në Shqipëri.
"KE uron me forcë që ngërçi në Shqipëri të tejkalohet para ose në fillim të vitit që vjen, në mënyrë që Shqipëria të vazhdojë përpara ashtu si e meriton"- i është drejtuar Lohan Berishës, duke i ftuar partitë të gjejnë konsensusin dhe të zhvillojnë debatin brenda parlamentit.
Sipas Lohan, pyetësori është një hap historik dhe moment i rëndësishëm në marrëdhëniet Shqipëri-BE. Ai përmban 2280 pyetje të shënuara në 384 faqe, që sipas ambasadorit Lohan është tregues i seriozitetit me të cilin KE po përpiqet të përftojë informacionin për përgatitjen e Shqipërisë për anëtarësimin në BE.
Lohan ka theksuar se tregues shumë të rëndësishëm në këtë fazë të re janë; funksionimi i demokracisë dhe institucioneve demokratike, ligji dhe pushteti i së drejtës, respekti për të drejtat e minoriteteve dhe pakicave.
Ai ka garantuar se KE-ja do t'i analizojë përgjigjet me kujdesin më të madh, po ashtu do vlerësoj ecurinë e prekshme që do të jetë bërë në këto fusha, kryesisht në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar shtetit të së drejtës.
"Ecuria drejt BE kërkon reforma të mëtejshme, të vështira. Në integrimin në BE këto reforma duhet të bazohen në konsensusin më të gjerë të mundshëm. Për këtë arsye e themi edhe njëherë që vendi për debatin politik është brenda në parlament. Bashkimi Europian i bën thirrje partive politike në Shqipëri të ndjekin dialog politik konstruktiv, brenda parlamentit"- tha ai.
Nërkohë Berisha e vleresoi kete si nje ngjarje historike, si kartolinen e urimit qe u ka ardhur shqiptareve per festa dhe premtoi ne emer te qeverise se do te punohet me perkushtim dhe seriozitet ne plotesimin e tij.
Gjate fjales pershendetese, Berisha ftoi kreun e Partise Socialiste, Edi Rama qe te pershendesin bashkarisht ne nje konference shtypi kete moment historik, si nje deshmi e vullnetit te perbashket te forcave politike per te kontribuar ne procesin e integrimit te vendit ne Bashkimin Evropian.
Më 16 nëntor Këshilli i Ministrave të BE miratoi kërkesën e Shqipërisë, e cila ishte dorëzuar që në fund të muajit prill. Autoritetet shqiptare kanë deklaruar prej kohësh se ata kanë kryer të gjitha përgatitjet për të nisur menjëherë nga puna me pyetësorin.
Kjo fazë e procesit zgjat përgjithësisht deri në 18 muaj, por qeveria shqiptare ka deklaruar se shpreson ta përmbyllë dhe të marrë statusin e vendit kandidat brenda vitit të ardhshëm.
Kriza politike, BE tjetër apel Shqipërisë: Gjeni dialogun
BRUKSEL- Duke e cilësuar situatën e krijuar nga mungesa e dialogut si të pakënaqshme, Bashkimi Europain i është drejtuar me një tjetër kërkesë Shqipërisë.
Apeli këtë radhë vjen nga ministri i jashtëm i Suedisë që ka presidencën e radhës të BE-së, Karl Bildt i cili i bën thirrje udhëheqësve politikë të Shqipërisë që të ulen dhe të bien dakord ta çojnë vendin përpara.
"Për sa i përket gjendjes së dialogut politik në Shqipëri, për momentin është e pakënaqshme. Unë do t'i bëj apel udhëheqësve shqiptarë që të njohin se për të çuar vendin e tyre përpara, ata duhet te ulen dhe të bien dakord që të mos bien dakord në disa raste, por edhe të bien dakord ta çojnë vendin përpara. Ky është mesazhi që mund të gjeni në këto përfundime. Ky është mesazhi që i vjen Brukselit se ata duan te jenë pjesë e Evropës. Në Evropë ne kemi dialogun midis udhëheqësve politikë edhe kur disa herë nuk jemi dakord për disa çështje. Ne shpresojmë se Shqipëria do t'i bashkohet kësaj tradite sa më shpejt që të jetë e mundur"- tha ai.
Deklarata është bërë pas një konference në Bruksel, ku Bild u pyet se çfarë mendon BE për situatën në Shqipëri.
*******
Situata politike, Bosch: Dialog mes palëve dhe gjuhë më e butë
TIRANË- Kreu i prezencës së OSBE-së në vendin tonë, Robert Bosch i ka bërë apel politikës për vendosjen e një dialogu të qëndrueshëm.
Në përgjigje të interesimit të medias për situatën politike të krijuar në vend, kur opozita nuk mori përgjigje për kërkesën e saj për hapjen e kutive edhe pas skadimit të afatit të përcaktuar për reflektim dhe mazhoranca në këmbim ka ashpërsuar gjuhën e akuzave, Bosch ka pranuar se dialogu mes palëve duhet të nisë në Kuvend.
Sipas tij, ka ardhur koha e një dialogu të qëndrueshëm mes palëve që duhet të zhvillohet në sallën e kuvendit dhe përpos kësaj, palët duhet të përdorin një gjuhë më të butë.
Në seminarin e zhvilluar sot ka qenë e pranishme kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila ka çmuar rolin e teknologjisë në transparencën parlamentare.
"Shqipëria dixhitale është një prioritet i qartë, ndaj dhe fondet për këtë janë 5-fishuar. Këto teknologji kanë filluar të zënë vend fort në jetën politike, pasi kështu u sigurohet qytetarëve në informacion dhe transparenca përbën një nga shtyllat e demokracisë"- tha Topalli.