Arrest me burg trafikantit te kokaines

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë sot masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Dhimitraq Harizaj, i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge.
Konkretisht, Harizaj akuzohet për trafikimin e 200 kilogramëve kokainë nga Amerika Latine, sasi që u sekuestrua nga policia vetëm pak ditë më parë në Gjirokastër.
Sasia e kokainës, e cila fillimisht ishte më e madhe, ishte nisur nga Kolumbia dhe kishte ndaluar në disa shtete të Evropës si Spanjë, Holandë, Belgjikë dhe Kroaci, për të përfunduar më pas në masën 200 kg në Shqipëri.