PS: Berisha ka dështur në reforën në shëndetësi
Deklaratat e kryeministrit Berisha për të luftuar korrupsionin në shëndetësi, Partia Socialiste nëpërmjet zëdhënëses i ka vlerësuar si hipokrizi. Sipas zëdhënëses Armela Imeraj Berisha nuk mund ta luftojë korrupsionin në shëndetësi pasi i duhet ta nisë nga familja e tij
"Sot Kryeministri ka vazhduar me hipokrizinë e tij t'u thotë shqiptarëve se ai është i vendosur për ta kthyer shëndetësinë në prioritet të qeverisjes dhe për të luftuar korrupsionin në spitale. Fatkeqësisht, sot, kur kanë kaluar më shumë se 4 vjet nga marrja e mandatit të parë të dështuar të Sali Berishës, ky i fundit na tregon të njëjtën përrallë si katër vjet më pare" theksoi Imeraj
Ajo gjithashtu shtoi se spitalet e vendit janë në gjendje denigruese për çdo pacient sepse korrupsionin shumëmilionësh e bën vetë Berisha dhe familja e tij. E, kryeministri i ka duart e lidhura pasi i duhet ta nisë luftën kundër korrupsionit nga familja.