Elbasan, arrestohen për korrupsion tre mjekë

Strukturat e hetimit të krimit të Drejtorisë Kundër Krimit Financiar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë në bashkëpunim me Prokurorinë e rrethit Gjyqësor Elbasan kanë bërë të mundur arrestimin për korrupsion të të tre mjekëve. Sipas burimeve policore janë arrestuar mjekët
Ervedin Pudre, 49 vjeç, mjek i përgjithshëm në Spitalin e Elbasanit, Adrian Palloshi, 43 vjeç, mjek urolog në spitalin e Elbasanit dhe Astrit Leka, 62 vjeç, mjek kardiolog në spitalin e Librazhdit.
Tre shtetasit e mësipërm, anëtarë të Komisionit Mjeko Ligjor për dhënien e Invaliditetit në punë, janë kapur në flagrancë në një nga zyrat e agjensisë të sigurimeve shoqërore Gramsh, pas një hetimi disa mujor, duke u marrë para qytetarëve banorë të rrethit Gramsh në këmbim të dhënies së pensionit të parakohshëm si invalid me aftësi të kufizuar.
Nga hetimet e kryera rezulton se këta shtetas duke qenë anëtarë të këtij komisioni, në bashkëpunim gjatë vlerësimit dhe përcaktimit të grupit të invaliditetit, u nxirrnin qytetarëve pengesa pa shkaqe ligjore në lidhje me dokumentet e paraqitura, kategorinë e sëmundjes dhe grupit të invaliditetit.
Këto veprime të kundërligjshme i kanë kryer me qëllime presioni, që ata te paguanin para në shuma të ndryshme në këmbim të nënshkrimit të raportit mjeko-ligjor, për grupin e invaliditetit të kërkuar.
Në momentin e kapjes në flagrancë të mjekëve, të cilët tentuan të fshehin provat materiale, ju gjetën dhe sekuestruan një shumë prej 65 000 lekë të rinj, që ua kishin marrë 9 qytetarëve, të cilëve do tu vlerësohej nga ky komision dokumentacioni i paraqitur për përcaktimin e grupit të invaliditetit dhe përfitimin e pensionit të invaliditetit. Nga strukturat e policisë janë kapur dhe shoqëruar për kryerjen e veprimeve procedurale edhe qytetarët të cilët kanë paguar para për përfitimin e grupit të invaliditetit.
Ndërkohë materialet në ngarkim të shtetasve Edvin Pudre, Adrian Palloshi dhe Astrit Leka i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale të "Korrupsionit pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike të kryer në bashkëpunim". Ndërkaq strukturat e policisë vazhdojnë punën për dokumentimin e plotë të të gjitha rasteve dhe personave të implikuar.