E Shtunë, 31 Tetor 2026

Avokatët e biznesmenit Taçi: Kemi bërë denoncim për Bazen

Dy avokatët e biznesmenit Rezart Taçi, Maksim Haxhia dhe Artan Hajdaraj kanë deklaruar në një prononcim për mediat se ende nuk janë njohur me dosjen që është akuzuar biznesmeni. Sipas tyre është bërë denoncimi edhe për gazetarin Mero Baze duke shtuar se biznesmeni Taçi tashmë ndodhet në dhomat e izolimit dhe po merret në pyetje. Ata gjithashtu theksuan se nuk ka ende një komunikim zyrtar për akuzën dhe se do të zbatohen të gjitha proceduarat. Gjithashtu avokatët e biznesmentit Taçi theksuan se biznesmeni nuk ka qënë në Shqipëri dhe në momentin që është njohur me akuzat nga mediat është vënë në dispozicion të drejtësisë.
Ndërkohë biznesmeni rezart Taçi është akuzuar për dhunën e ushtruar ndaj gazetarit Mero Baze për shkak të detyrës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›