E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Berisha, kërkon të largojë vëmendjen nga kriza ekonomike

Partia Socialiste ka reaguar menjëherë pas deklarat e kryeministrit Berisha për mbledhjen e Asamblesë së PS-së. Zëdhënësja e kësaj partie Armela Imeraj u shpreh në një konferencë për shtyp se Berisha po vazhdon të merret me Partinë Socialiste për të larguar vëmendjen nga kriza e përgjithshme ku ka futur Shqipërinë e shqiptarët. Sipas saj Berisha është kryetari i një partie që s'ka bërë kurrë zgjedhje e s'ka pasur kurrë debat të brendshëm. "Sali Berisha është njeriu që grabiti zgjedhjet dhe mbylli në terr votat e shqiptarëve duke penguar në shkelje të ligjit transparencën e procesit zgjedhor e di mirë se Partia Socialiste mund dhe do t'ia shkurtojë ditët e pushtetit të tij ilegjitim theksoi Imeraj

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›