Pronat e krimit të organizuar, gati ligji
Maxhoranca e djathtë do të miratojë një ligj të posaçëm për sekuestron e pasurive të të akuzuarve për organizata kriminale. Gjatë mbledhjes së komitetit të integrimit kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se do të miratohet një ligj i posaçëm për sekuestron pas vendimit të gjykatës së lartë të vitit 2007 për zhbllokimin e pasurive të personave të akuzuar si pjesë e organizatave kriminale. Ky vendim vjen në një kohë që lufta ndaj krimit të organizuar përben një nga kërkesat e BE-së për liberalizimin e vizave