Vrasja tek dogana, pranga autorit, askush nuk merr 500 mijë lekë të rinj
Një operacion i mirorgaizuar i policisë së Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar të vrasjes te dogana, ku mbeti i vdekur Artan Allushi dhe u plagosën Kujtim dhe Nertil Allushi. Ndërsa policia për arrestimin e autorit kishte vendosur për informacionin 500 mijë lekë të rinj. Por këtë herë këto para nuk kanë shkuar në xhepat e asnjë qytetari pasi arrestimi është bërë vetëm nga puna e policisë.
Sipas policisë dyshohet se kjo ngjarje ka për motiv, një konflikt mes autotorit të dyshuar dhe të plagosurit Kujtim Allushi. Ka qenë pikërisht ky i fundit i cili ka marrë dy nipërit e tij për tz zgjidhur një konflikt pasi Bashkim Qefalia i kishte ngacmuar vajzën. Kështu ata janë takuar në një lokal në afërsi të doganës së kryeqytetit dhe pasi janë grindur, Qefalia ka qëlluar mbi xhaxhain dhe dy niprit duke e lënë të vdekur në vend Artanin dhe të plagosur Kujtim dhe Nertil Allushin.
Ndërsa një ditë më parë, për përkrahje të autorit të krimit, u arrestua në flagrancë shtetasit Isa Lusha, i cili dyshohet se ka ndihmuar menjëherë pas kryerjes së këtij krimi, autorin e dyshuar, shtetasin Bashkim Qefalia duke e transportuar atë me qëllim për t'u fshehur forcave të policisë.