E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Berisha, padrinoja qe mbron Sefgjinin

Kryeministri Sali Berisha u akuzua serish dje se po behet mburoje e nje te akuzuari per vrasje, drejtorit te Pergjithshem te Tatimeve, Arben Sefgjini. Deputeti socialist, Taulant Balla, kritikoi serish dje se antishteti vijon me mburojen qe Kryeministri po i ben Sefgjinit. "Kapja e kryetarit te qeverise, pas historise se erret te se shkuares te ketij personazhi, per te mos e shkarkuar dhe pas vendimit te gjykates, eshte rast shkeljeje e plote e abuzimit me pushtetit", tha Balla. Sipas tij, Berisha po behet mburoje e nje te arrestuari dhe Sefgjini duhet te shkarkohet nga detyra. Nga foltorja e Kuvendit, deputeti socialist i beri dhe nje here thirrje dje Kryeministrit qe te mos e mbaje as edhe nje minute me shume Sefgjinin ne detyre. Por ta shkarkoje menjehere ate per akuzat e ngritura e qendrimin e gjykates. "I bej edhe njehere thirrje Kryeministrit Sali Berisha qe ta shkarkoje Sefgjinin nje ore e me pare. Eshte kthyer ne padrino politik me keto qendrime", vijoi Balla. Akuzat e deputetit socialist, ministri i Brendshem, Bujar Nishani, i quajti shpifje te pabazuara. Nishani u kunderpergjigj ne mbrojtje te Kryeministrit Sali Berisha, duke hedhur poshte te gjitha pretendimet qe ngriti socialisti. "Po ngrini akuza te pabaza mbi individe e familje per te ushtruar terror. Le t'ia leme drejtesise te beje hetimin e nxjerre fajtoret", sugjeroi Nishani, duke i dale keshtu ne mbrojtje Kryeministrit Sali Berisha qe nuk ishte i pranishem ne salle. Prej kohesh, Balla ankohet ne seance plenare mbi qendrimin e Sefgjinit ne detyre, duke marre parasysh akuzat e ngritura ndaj tij. R.R


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›