E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma e Albpetrol, ngujohen 85 naftetare

Vlore - Greva e paralajmeruar e naftetareve te Vlores ka nisur diten e djeshme ne ambientet e sektorit te naftes ne Gorrisht. Pas pushimit te 85 punonjesve dhe reagimeve nje javore nga ana e tyre, ata jane ngujuar duke paralajmeruar mos daljen nga greva deri ne zgjidhjen e kerkesave per ripunesim. Ata kane akuzuar se reforma eshte e padrejte dhe se jane zevendesuar nga njerez militante dhe pa asnje merite. Reforma e Albpetrolit eshte kundershtuar se fundmi ne shume zona ku ajo eshte aplikuar. Kjo greve ishte paralajmeruar prej nje jave, por me naftetaret nuk eshte negociuar.

Greva e urise ne ambientet e ndermarrjes do te vijoje me nje afat te pacaktuar.

O.H


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›