E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hemodializa, mjeket pro privatizimit te sherbimit

Nje vit me pare, drejtuesit e Qendres Spitalore Universitare "Nene Tereza" dhe ata te Ministrise se Shendetesise kane hedhur idene e privatizimit te sherbimit te hemodilizes. Ky projekt eshte mbeshtetur nga mjeket e ketij pavijoni. Nderkohe qe ata theksojne se cdo gje varet se cfare forme do te marre ky projekt, pasi, deri me tani, ata nuk jane njohur me te. Kurse specialistet e Ministrise se Shendetesise kane pohuar se aktualisht eshte ne fazat perfundimtare te shqyrtimit dhe te verifikimit te kostos. Eshte menduar qe rreth 80 paciente te marrin sherbimin ne kete qender spitalore, kurse pjesa tjeter ne klinikat private qe do te hapen. Sipas specialisteve, nese perdoret nje sistem i cili po aplikohet edhe ne vendet e tjera te Lindjes, atehere do te jete me me pak kosto per spitalin dhe per buxhetin. "Per mendimin tim, por ende nuk e di se cili sistem do te perdoret, do te ishte shume me mire qe sherbimi i hemodializes te perfshihej ne privatizim. Kjo per vete faktin se paguhet shume, nderkohe qe do te ishte me me leverdi nese do te ishin me pak paciente", ka pohuar disa kohe me pare mjeku i hemodializes, Myftar Barbullushi. Por ajo qe theksojne mjeket eshte se duhet te mendohet nje zgjidhje per te semuret, te cilet, pervec problemeve qe kane me veshkat, kane edhe probleme kardiake, hipertension dhe diabet. Kjo kategori eshte edhe ajo qe duhet te trajtohet ne QSUT, sipas mjekeve nefrologe dhe drejtuesve te sherbimit te hemodializes. "Ne trajtojme 110 paciente, dhe nese do te vendosej per nje privatizim te sherbimit dhe nese do te merrej mendimi yne, atehere do te propozoja qe te ne te trajtoheshin te semuret rende. Pra, ata qe marrin hemodialize dhe qe vuajne edhe nga nje semundje tjeter. Kurse per te tjeret do te propozoja qe ata te merrnin sherbimin ne klinikat private", kane pohuar mjeket.

Sot, ne Shqiperi numerohen rreth 164 paciente, te cilet marrin kete sherbim ne te gjithe vendin dhe kalkulimet e bera nga Drejtoria Ekonomike ne Ministrine e Shendetesise kane nxjerre se duhen 15 mije euro per te kuruar nje pacient, i cili vuan nga semundje te veshkave dhe kryen dialize.

Pas tri ditesh, pacientet serish ne krize

Problemi i pacienteve dhe sherbimit te hemodializes eshte zgjidhur vetem per tri dite dhe jo me shume. Pas perfundimit te ketyre materialeve mjekesore dhe medikamenteve, shefave te pavijoneve do u duhet perseri qe te drejtojne nje leter ne drejtori, e cila do te procedoje me te njejten menyre, ashtu sikurse edhe gjate dites se djeshme. Drejtuesit e ketyre sherbimeve si te dializes ashtu edhe te nefrologjise, nuk presin ndonje zgjidhje apo kryerje tenderi gjate ketyre diteve, nderkohe qe vete pacientet nuk mund te perballojne blerje te tilla, pasi jane te kushtueshme. Mungesen e medikamenteve dhe materialeve te sherbimit, shefi i nefrologjise e ka bere publike pak dite me pare, gjate nje diskutimi per gabimet mjekesore. Ai ka theksuar se ato gabime vijne edhe per shkak te mungeses se kushteve dhe materialeve, sic eshte rasti dializes.

164 Paciente ne vendin tone kane nevoje per te kryer sherbimin e dializes dhe hemodializes. Nderkohe qe kurimi i secilit prej tyre kushton 15 mije euro per nje periudhe njevjecare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›