E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Berisha po përpiqet të na rrëmbejë mandatin e 10-të në Fier

Sekretari për cështjet ligjore në PS ka akuzuar PD se po përpiqet të rrëmbejë mandatin e 10 të saj në Fieri. “I kërkojmë PD të reflektojë dhe të sillet me qytetari dhe përgjegjshmëri ndaj këtij procesi duke zbatuar detyrimet e ligjit” tha Xhafaj.TIRANE- Partia Socialiste ka kundërshtuar situatën e krijuar në qarkun e Fierit duke pretenduar se kutitë e nxjerra si të pavlefshme janë tentativë për ti rrëmbyer PS-së mandatin e 10-të në këtë qark.
“Berisha po tenton të rrëmbejë me dhunë mandatin e 10-të Partisë Socialiste në Fier duke përdorur ministrat e tij të besuar në betejën elektrorale” theksoi Xhafaj.

Partia Socialiste i kërkon kryeministrit Berisha dhe partisë që ai drejton të zbatojë detyrimet e ligjit zgjedhor duke lejuar një proces të qetë, normal e në përputhje me ligjin.
“I kërkojmë PD-së të reflektojë dhe të sillet me qytetari dhe përgjegjshmërinë e duhur ngdaj këtij procesi duke zbatuar detyrimet e ligjit zgjedhor e duke lejuar një proces numërimi normal e në përputhje me ligjin” theksoi Xhafaj. (e.n/Balkanweb)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›