E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Po u bëhet presion komisionerëve

Kreu socialist Edi Rama në një konferencë për shtyp duke përdorur një gjuhë mjaft të ashpër theksoi se po u bëhet presion komisionerëve nga ministrat e Berishës prandaj ai duhet të ndërhyjë. Sipas Ramsë gara vazhdon dhe se Partia Socialiste është e vendosur të mbrojë vendimin e popullit. Berisha duhet të largojë ministrat e tij nga qendrat e votimit duke u bërë garant që procesi i numërimit të votave në këto qendra të vazhdojë normalisht theksoi Rama. Ai gjithashtu shtoi se vendimi i popullit sovran në zgjedhjet e 28 qershorit është kundër vazhdimësisë së kësaj qeverie. Gjithashtu Rama shtoi se nuk ka forcë që të përmbysë me dhunë atë që ka vendosur populli dhe se PS do të kërkojë me rrugë ligjore për të marrë mandatin e pestë në qarkun e Beratit.
"Berisha nuk është më kryeministri i shqiptarëve. Sovrani e dha verdiktin kundër tij, por ai është kryeministër në detyrë e duhet të sigurojë procesin e numërimit dhe jo të ndërhyjë dhe të ushtrojë trysni sistematike", deklaroi më tej kreu socialist.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›