Kinë, rritja ekonomike rreth 9 për qind
Mësohet se rritja ekonomike është më e madhe nga sa ishte parashikuar, dhe se përbërës kryesor për këtë ka qenë shuma e investimeve në kapitalet fikse.Prodhimi i Brendshëm Bruto kinez është rritur në mënyrë të vazhdueshme gjatë gjithë vitit, për t'u mbyllur me një rritje me dy shifra në tremujorin e katërt me 10,7 për qind , pas 9,1 për qind tremujorin e tretë, 7,9 për qind tremujorin e dytë dhe 6,2 për qind tremujorin e parë. Shifra këto të rishikuara nga Zyra Kombëtare e Statistikave.