PS: Berisha shpif për opozitën, miliarderët i ka në Qeveri

Partia Socialiste ka akuzuar Kryeministrin Berisha për akuza dhe shpifje të pabaza në drejtim të opozitës. Në një konferencë për shtyp, deputeti Blendi Klosi, tha se Shqipërisë po i rrezikohet për të tretën herë marrja e statusit kandidat dhe sipas tij jo për faj të opozitës sic shprehet Kryeministri, por për faj të vetë atij dhe kabinetit qeveritar që drejton.
Deputeti Klosi theksoi se Kryeministri Berisha gënjen popullin dhe fajëson opozitën për të mbuluar zullumet e tij, ndërsa shton se Kryeministri nuk do drejtësi para qytetarëve dhe nuk njeh pavarësi të institucioneve, duke sjellë në vëmendje shkarkimin e Kreut të SHISH.
Ndërkaq Klosi nuk ka nguruar ta quajë gënjeshtar Kryeministrin edhe kur flet për arritje në turizëm, ndërsa shtoi se Berisha akuzon dhe shpif për deputetët e opozitës dhe nuk flet për miliarderët e qeverisë së tij, pasanikë me prona, pasanikë me pushtet.
Së fundi ai siguroi qytetarët se asgjë e paligjshme s`do mbetet në xhepat e tyre dhe se miliarderët qeveritaër do japin llogari për cdo vjedhje ndaj popullit, duke u shprehur se” Saliu i ka ditët e numëruara, nevojitet një Rilindje Shqiptare për më shumë shpresë, zhvillim e siguri”.