Qëndra e Publikimeve, drejt proçesit të dixhitalizimit

Qëndra e Publikimeve Zyrtare ka përfituar 7 kompjutera profesional, 2 servera dhe një fotokopje të cilat do të përdoren për të hedhur materialet në fletoren zyrtare.
Kjo falë nënshkrimit të marrëveshjes për dixhitalizimin e të dhënave zyrtare, të investuar nga Agjensia turke për Bashkëpunim dhe Koordinim TIKA me një fond prej rreth 50 mijë euro.
Drejtor i QPZ, Ilir Kondi, tha se kjo është vetëm faza e parë e ketij projekti e cila eshte e ndarë në tre faza.
Drejtor i TIKA-s tha se ky bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë është thjesht një fillim i bashkëpunimit.
"Ky është thjesht një fillim i bashkëpunimit tonë. Kemi dëshirë që me Ministrinë e Drejtësisë të bashkëpunojme edhe në vazhdim. Jam i sigurt që do të jemi bashkë edhe në projekte të tjera. TIKA ka projekte në cdo fushë"tha ai.
Në fazën e dytë dhe të tretë ky projekt do të vijojë me trajnimin e personelit dhe instalimin e programeve softëare në këto zyra.