PS: Berisha të bëjë transparencë për paktin detar me Greqinë
Partia Socialiste me anë të deputetit Ditmir Bushati, ka kërkuar nga ana e qeverisë, që të bëjë transparencë në lidhje me negociatat për kufirin detar me Greqinë. Sipas Bushatit, kjo është një temë shumë delikate dhe për këtë arsye, nuk është një çështje që i përket vetëm qeverisë, e cila është shfaqur mjaft kontradiktore në lidhje me këtë çështje.
Kemi pasur deklarata kontradiktore nga zyrtarët në qeveri. Është koha për transparencë dhe jo për të abuzuar. Të sqarohet sepse kjo çështje është delikate për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, ka thënë Bushati nga Korça, ku janë mbledhur disa prej drejtuesve kryesorë të Partisë Socialiste.
Bushati ka thënë gjithashtu se, ngritja e një grupi pune për të shqyrtuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila hodhi poshtë marrëveshjen e parë me Greqinë, është joserioze nga ana e qeverisë.