E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pasionet e Jozefinës

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, përveç jetës së saj politike, shpesh herë bëhet edhe personazh i medieve rozë, me foto që shkrepen rastësisht. Dhe, një foto e tillë ka përfunduar në Bluetooth.

Jozefina ndodhet e hipur majë një kali, ndërkohë që duket shumë e lumtur. Në shkrim thuhet se hipizmi është një nga pasionet e fshehura të Kryetares së Kuvendit, që nuk dihej deri më sot.

Pasionet e tjera të Jozefinës, vijon shkrimi, janë edhe atletika dhe muzika, të cilat i ka ushtruar shumë në rini. Kujtojmë që një pasion tjetër i saj është edhe qitja, duke qenë se është fotografuar në një repart ushatark duke bërë qitje, por edhe shpejtësia-kujtojmë vizitën e saj në një nga vendet e Lindjes së Mesme, kur u shfaq majë një motori me katër rrota.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›