Topalli-Ramës: Të diskutojmë kërkesën e PS

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli i dërgoi një letër kreut të Partisë Spocialiste Edi Rama, në të cilën informon se ka vendosur të thërrasë mbledhjen e Konferencës së kryetarëve, ditën e martë, me 2 mars 2010, ora 13:00 për të diskutuar kërkesën e një grupi deputetësh të Partisë Socialiste.
Sipas letrës së dërguar nga Topalli në adresë të Ramës, vendimi për thirrjen e mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve të grupeve Parlamentare, është bërë mbi bazën e nenit 7, të ligjit nr.8891, datë 2.5.2002, "për organizimin dhe funskionimin e Komisioneve hetimore te Kuvendit".
Në letër, Topalli i bën me dije Ramës, se sipas nenit 12 të rregullores së Kuvendit, Konferenca e kryetarëve përbëhet nga kryetarët e grupeve parlamentare të Kuvendit.
Rrjedhimisht, Topalli vijon letrën e saj duke kërkuar nga Partia Saocialiste caktimin e kreut të grupit parlamentar të saj dhe pjesëmarrjen e tij në Mbledhjen e Konferencës së kryetarëve.
Sipas burimeve nga PS, kjo forcë politike ka vendosur të përfaqësohet në mbledhje me deputetin Gramoz Ruçi në cilësinë e kryetarit të grupit kuvendor.